Akademia e Notit Te Stela shpallet fituese e Kampionati Kombëtar Dimëror i Notit për Fëmijë

Shtatë rekorde në not, shkëlqen Bianti Danaj

Kampionati Kombëtar Dimëror i Notit për Fëmijë “Indoor 2014”, i zhvilluar në datat 26-27 prill në pishinën e mbyllur të Akademisë së Notit “Te Stela” dhuroi gara të bukur dhe rivalitet midis notarëve të rinj duke regjistruar edhe shtatë rekorde të reja në kategoritë e moshave.

Akademia e Notit “Te Stela” u shpall edhe fituesja ekipore, e ndjekur nga Teuta Swimming. Në podiumin e tre më të mirëve ishte dhe Nobis Swimming. Jashtë gare morën pjesë notarë të klubit kosovar Mitrovica.Kampionë për meshkuj doli notari i ri i talentuar, Aleksandër Ngresi i Teuta Swimming me 1470 pikë FINA (Federata Botërore e Notit), ndërsa për femra Diana Basho e Tiranës me 1753 pikë FINA.

Për të stimuluar edhe sportistët e moshave më të vogla janë bërë edhe dy nënndarje kategorish, sipas datëlindjeve: 2002-2003, vendet e para për moshën 11-12 vjeç i zunë për femra Ledia Allaraj (Partizani), ndërsa për meshkuj Bianti Danaj (Jon Vlorë). Për vitlindjet 2004-2005, pra ata të moshës 9-10 vjeç, vendet e para i “shijuan” Sonja Kapedani (Teuta Swimming) për femra dhe Hubert Curcia (“Te Stela”) për meshkuj.

Në kategorinë A, u vendosën dy rekorde. Aleksandër Ngresi (Teuta Swimming) në garën 100m stil i lirë realizoi kohën 59.26 duke thyer rekordin e Franc Aleksit 59.31. Ergi Veli (Partizani) në garën 100m bretkosë realizoi kohën 1.17.27.

Në kategorinë B u vendosën katër rekorde. Bianti Danaj i Shoqatës së Notit “Jon Vlorë” në garën 50m stil i lirë relaizoi kohën 00.30.35 duke thyer rekordin me kohën 00.30.63 të Jon Shalari (Saranda) te mbajtur qe nga viti 2009. Bianti Danaj vendosi edhe një rekord tjetër në garën 100m stil i lirë, teksa realizoi kohën 01.06.93 duke thyer rekordin 01.09.64 të Spiro Gogës. Edhe rekordi i tretë i përket notarit vlonjat të trajnuar nga i mirënjohur Bashkim Aliraj. Danaj (Jon Vlorë) në garën 200m stil i lirë realizoi kohën 02.25.39 duke thyer rekordin 02.30.35 të sportistit Spiro Goga. Rekord theu edhe Xhoi Lavdaniti (“Te Stela”) në garën 200m katërnotim me kohen 03.00.87.

Kategorinë C, rekordin e ri e vendosi Sonja Kapedani (Teuta Swimming), e cila në 50m shpinë realizoi kohën 40.38 duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur po nga ajo vetë 41.61.

Në aktivitetin e dytë të organizuar nga Federata Shqiptare e Notit gjatë këtij viti, pas Kampionatit Kombëtar për të Rinj dhe të Rritur (të zhvilluar një javë më parë, 19-20 prill), morën pjesë rreth 150 notarë nga qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Gjyqtaria Trupa e gjyqtarëve nwn drejtimin e kryegjyqtarit Emin Lishi dhe tw kryekronometristit Filip Nito, u dalluan si asnjëherw tjetër pwr korrektësi, seriozitet dhe profesionalizwm.

Klasifikimi përgjithshëm ekipor

  • 1. Akademia Notit "Te Stela"
  • 2. Teuta Swimming
  • 3. Nobis Swimming

Kampionët

Meshkuj
Aleksandër Ngresi (Teuta Swimming) me 1740 pike FINA

Femra
Diana Basho (Tirana) me 1753 pike FINA

REKORDET


KATEGORIA A

  • 1. Aleksandër Ngresi (Teuta Swimming) në garën 100m stil i lire realizoi kohen 00.59.26 duke thyer rekordin e Franc Aleksit 00.59.31
  • 2. Ergi Veli (Partizani) në garën 100m bretkose realizoi kohën 1.17.27

KATEGORIA B

  • 1. Bianti Danaj (Jon Vlorë) në garen 50m stil i lirë realizoi kohën 00.30.35 duke thyer rekordin me kohën 00.30.63 të Jon Shalari (Saranda) të mbajtur që nga viti 2009.
  • 2. Bianti Danaj (Jon Vlorë) në garën 100m stil i lirë realizoi kohën 01.06.93 duke thyer rekordin 01.09.64 të Spiro Goga
  • 3. Bianti Danaj (Jon Vlorë) në garën 200m stil i lire realizoi kohën 02.25.39 duke thyer rekordin 02.30.35 të sportistit Spiro Goga
  • 4. Xhoi Lavdaniti (Te Stela) thyen rekordin në garën 200m katërnotim me kohen 03.00.87.

KATEGORIA C

  • 1. Sonja Kapedani (Teuta Swimming) në garën 50m shpinë realizoi kohen 40.38 duke thyer rekordin e mëparshëm të po asaj vetë 41.61

REZULTATET E VENDEVE TË PARA


KATEGORIA A

FEMRA

  • 50m stil i lirë Diana Basho Tirana 31.20
  • 100m stil i lirë Diana Basho Tirana 1.07.24
  • 200m stil i lirë Diana Basho Tirana 2.22.27
  • 400m stil i lirë Esli Xhoxhaj Te Stela 5.08.35
  • 50m brektosë Sara Leka Uilson 44.96
  • 100m brektosë Klea Keqi Te Stela 2.03.46
  • 100m shpinë Esli Xhoxhaj Te Stela 1.18.18
  • 200m shpinë Ano Liko Nobis 3.09.64
  • 50m delfin Anxhela Xhillari Te Stela 46.10
  • 100m katërnotim Esli Xhoxhaj Te Stela 1.21.03
  • 200m katërnotim Arba Topalli Te Stela 3.12.75

MESHKUJ

  • 50m stil i lirë Aleksandër Ngresi Teuta S. 27.49
  • 100m stil i lirë Aleksandër Ngresi Teuta S. 59.26 R.Ri
  • 200m stil i lirë Aleksandër Ngresi Teuta S. 2.09.95
  • 400m stil i lirë Aleksandër Ngresi Teuta S. 4.36.14
  • 50m brektosë Bianti Papinove Nobis 37.42
  • 100m brektosë Ergi Veli Partizani 1.17.27 R.Ri
  • 200m brektosë Ergi Veli Partizani 2.51.76
  • 50m shpinë Vasil Lavdaniti Te Stela 32.40
  • 100m shpinë Vasil Lavdaniti Te Stela 1.10.52
  • 50m delfin Enis Shehu Nobis 31.14
  • 100m delfin Franc Berdaku Teuta S. 1.11.19
  • 200m delfin Franc Berdaku Teuta S. 2.39.08
  • 100m katërnotim Vasil Lavdaniti Te Stela 1.12.47
  • 200m katërnotim Franc Berdaku Teuta S. 2.33.50

KATEGORIA B

FEMRA

  • 50m stil i lirë Alesia Neziri Tirana 33.35
  • 100m stil i lirë Ledia Allaraj Partizani 1.11.74
  • 200m stil i lirë Alesia Neziri Tirana 2.39.70
  • 400m stil i lirë Alesia Neziri Tirana 5.48.27
  • 50m brektosë Gloria Ndoja Te Stela 44.89
  • 100m brektosë Gloria Ndoja Te Stela 1.39.64
  • 200m brektosë Livia Dyrmishi Te Stela 3.43.56
  • 50m shpinë Ledia Allaraj Partizani 37.02
  • 100m shpinë Erin Vasili Te Stela 1.35.03
  • 200m shpinë Alesia Daja Te Stela 3.15.71
  • 50m delfin Ledia Allaraj Partizani 35.05
  • 100m delfin Ledia Allaraj Partizani 1.20.68
  • 100m katërnotim Alesia Daja Te Stela 1.31.32

MESHKUJ

  • 50m stil i lirë Bianti Danaj Jon Vlorë 30.35 R.Ri
  • 100m stil i lirë Bianti Danaj Jon Vlorë 1.09.63 R.Ri
  • 200m stil i lirë Bianti Danaj Jon Vlorë 2.25.39 R.Ri
  • 400m stil i lirë Bianti Danaj Jon Vlorë 5.12.39
  • 50m brektosë Xhoi Lavdaniti Te Stela 43.06
  • 100m brektosë Etien Harshova Te Stela 2.02.10
  • 50m shpinë Junus Fuga Te Stela 40.35
  • 100m shpinë Etien Harshova Te Stela 1.40.40
  • 200m shpinë Etien Harshova Te Stela 3.45.69
  • 50m delfin Xhoi Lavdaniti Te Stela 36.65
  • 100m delfin Junus Fuga Te Stela 1.35.33
  • 200m delfin Junus Fuga Te Stela 3.43.53
  • 100m katërnotim Junus Fuga Te Stela 1.29.85
  • 200m katërnotim Junus Fuga Te Stela 3.00.87

KATEGORIA C

FEMRA

  • 50m stil i lirë Nikol Dalipi Tornado 41.64
  • 100m stil i lirë Sonja Kapedani Teuta S. 1.23.22
  • 200m stil i lirë Maja Ahrama Te Stela 3.30.19
  • 50m brektosë Klea Lamaj Te Stela 57.73
  • 100m brektosë Klea Lamaj Te Stela 2.10.02
  • 200m brektosë Sonja Kapedani Teuta S. 3.31.83
  • 50m shpinë Sonja Kapedani Teuta S. 40.38
  • 100m shpinë Maja Ahrama Te Stela 1.48.68
  • 200m shpinë Maja Ahrama Te Stela 3.41.18
  • 50m delfin Vivian Xhemollari Te Stela 54.40
  • 100m delfin Ledia Allaraj Partizani 2.04.74
  • 100m katërnotim Telma Hashorva Te Stela 59.68

MESHKUJ

  • 50m stil i lirë Elio Veli Partizani 42.68
  • 100m stil i lirë Hubert Çurçia 1.26.32
  • 200m stil i lirë Domenik Bonati 3.44.96
  • 50m brektosë Klesti Ndoja Te Stela 51.42
  • 100m brektosë Klesti Ndoja Te Stela 1.51.79
  • 50m shpinë Elio Veli Partizani 48.38
  • 100m shpinë Dion Daja Te Stela 1.53.29
  • 200m shpinë Dion Daja Te Stela 3.47.81
  • 50m delfin Hubert Çurçia Te Stela 46.51
  • 100m delfin Hubert Çurçia Te Stela 1.48.69
  • 100m katërnotim Hubert Çurçia Te Stela 1.41.65


Dash FRASHËRI
Faqja e Pare Lajme Rezultatet Multimedia Rreth Fshn Partneret Kontakt Login

© 2013 FSHN - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.