Kampionati i notit korrik 2014 Speciale

Sonja Kapedani, “mbretëresha” e ditës së parë me dy rekorde: 200m stil i lirë e 200m shpinë. Aleksandër Ngresi thyen rekordin në 400m stil i lirë. Ledia Allaraj në 50m stil i lirë

Katër rekorde të reja në not në Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve Katër rekorde të reja Kombëtare në not në ditën e parë të Kampionatit Kombëtar të Fëmijëve deri në moshën 14 vjeç të organizuar me sukses nga Federata Shqiptare e Notit me president z.Agim Çiraku.

Në aktivitetin e zhvilluar në pishinën olimpike 50m të hapur me tetë korsi të Kompleksit te pishinave “Akuadrom Tiranë” morën pjesë mbi 100 notarë, të cilët përfaqësonin 12 skuadra, përfshirë edhe një ekip nga Kosova (konkurroi jashtë gare. Kampionati i zhvillua në një atmosferë të mrekullueshme sportive dhe me gara të forta, e me theks të dukshëm rivaliteti e entuziazmi, teksa u ndoq nga disa qindra shikues të pranishëm, të cilët krijuan edhe një dekor festiv, ndërkohë që i nxitën jo pak notarët për të dhënë rezultate të larta e vendosur rekorde të reja. Notarja e “Tornado”, Sonja Kapedani, me dy rekordet e vendosura ishte dhe “mbretëresha” e ditës së parë: në 200 metra stil i lirë me kohën 03.02.03 dhe në 200 metra shpinë me kohën e re 03.04.36. Rezultati i mëparshëm në 200m shpinë për 9-10 vjeç ka qenë 4.07.82 i Nikol Rexho i Butrintit që në vitin 2009. Kampionati u “zbukurua” edhe me rekordet e vendosura nga notari i “Teuta Suimming”, Aleksandër Ngresi, në 400 metra stil i lirë (kategoria A) me kohën 04.36.20. Rezultati i mëparshëm në 400m stil i lirë meshkuj për 13-14 vjeç ka qenë 4.39.60 i Binald Mahmuti i vitit 2013. Notarja talentuar e Partizanit, Ledia Allaraj vendosi rekord të ri në 50m stil i lirë për moshën 11-12 vjeç me kohën 32.09, duke përmirësuar kohën e mëparshme të regjistruar nga Klea Konoplevias me 32.13 në vitin 2011.


Në Kampionatin Kombëtar për fëmijë marrin pjesë notarë nga ekipet: Te Stela, Uilson, Nobis, Partizani, Tirana Suiminig, Shoqata e Sporteve të Ujit (nga qyteti i Tiranës), Teuta Suiming (Durrës), Teuta, Tornado (Durrës), Vllaznia (Shkodër), Shoqata Jon (Vlorë) dhe Tradita-A (Sarandë). Notarët e rinj garojnë sipas tre grupmoshave. Kështu, për meshkuj janë ndarë në kategorinë A (vitlindjet 2000-2001); B (2002-2003) dhe C (2004-2005). Edhe për femrat janë ndarë në po këto kategori: A (vitlindjet 2000-2001); B (2002-2003) dhe C (2004-2005). Gjithsej janë 40 gara, të ndara nga 20 për çdo ditë (10 paradite e 10 pasdite). Garat nisën dje me 50m stil i lirë për femra (2 korrik) dhe do të përfundojnë sot me 4x200m stafetë stil i lirë për femra (3 korrik). Ky është kampionati i dytë për fëmijë gjatë vitit 20014, pas atij të “Dimëror” të zhvilluar më 19-20 prill 2014, në pishinën e mbyllur të Akademisë së Notit “Te Stela”. Në përfundim të garave, sipas sekretares Suela Haxhiaj, do të ndahen si për ekipin Kampion (meshkuj&femra), ashtu dhe për notarin dhe notaren më të mirë të veprimtarisë Kupa e aktivitetit. Notari dhe notarja kampione do të shpallet bazuar ne shumën e pikëve FINA që secili notar ka mbledhur në katër garat individuale, në të cilat merr pjesë. Për çdo garë fituesit e tre vendeve te para do të nderohen me diplomën përkatëse, ku do të pasqyrohet rezultati i arritur. Kampionati Kombëtar do të mbyllet sot në mbrëmje, rreth orës 19:30, ndërsa do të zhvillohen dhjetë gara paradite dhe po aq pasdite. Aktivitetet e organizuara nga Federata e Notit rikthehen me Kupën e Shqipërisë, që do të zhvillohet nga 29-30 korrik 2014 në Pishinën Olimpike 50m të “Akuadrom”, si dhe do të vazhdojnë me Kampionatin Kombëtar (Rinj, Rritur & Veteranë) në datat 3-4 shtator 2014 (po te pishina olimpike 50m “Akuadrom”). Kalendari mbyllet me Maratonën Kombëtare që, do të zhvillohet në Sarandë më 13 shtator 2014. KATËR REKORDET

1.Sonja Kapedani (Tornado) në 200 metra stil i lirë me kohën 03.02.03
2.Sonja Kapedani (Tornado) në 200 metra shpinë me kohën e re 03.04.36. Rezultati i mëparshëm 04.07.82 nga Nikol Rexho e Butrintit.
3. Aleksandër Ngresi (“Teuta Suimming”) në 400 metra stil i lirë (kategoria A) me kohën 04.36.20. Rezultati i mëparshëm: 4.39.60 i Binald Mahmutit i vitit 2013.
4. Ledia Allaraj (Partizani) vendosi rekord të ri në 50m stil i lirë për moshën 11-12 vjeç me kohën 32.09. Rekordi i mëparshëm nga Klea Konoplevia 32.13 (2011)

Rekordmenët flasin për gazetën “Telegraf”

Aleksandër Ngresi, një “Paul Biederman” shqiptar

Aleksandër Ngresi (“Teuta Suimming”) në 400 metra stil i lirë (kategoria A) me kohën 04.36.20. Rezultati i mëparshëm: 4.39.60 i Binald Mahmutit i vitit 2013. “Unë punoj me trajnerin italian Eros Pavon, si dhe specialistë të tjerë të notit durrsak”, - tha Ngresi për gazetën “Telegraf”. Metodologjia e trajnimit është e njëjtë me ato që zbatohet në Itali, një vend me një not tepër të zhvilluar dhe të mirënjohur në arenën ndërkombëtare. Sigurisht që, edhe Ngresi ka idhullin e tij: “Është gjermani Paul Biederman, një ish-kampion në 200 e 400 metra stil i lirë”.


Akeksandër Ngresi konsiderohet nga specialistët si notar i perspektivës. “Ndihem shumë mirë në stilin e lirë dhe në shpinë, në garat e shkurtra dhe të gjata”, -shton rekordmeni më i ri i 400 metrave stil i lirë.

Sonja Kapedani, e lindur për rekorde

Sonja Kapedani është nga ato vajza të vogla që rrezatojnë një kontrast të dukshëm: tepër e shpejtë më botën e ujit dhe tepër e emocionuar kur i duhet të intervistohet nga gazeta “Telegraf”. Gjithsesi, 10-vjeçarja që përfaqëson ekipin “Tornado” tregoi vlerat e saj se është një nga notaret më të forta në Shqipëri. në 200 metra stil i lirë me kohën 03.02.03 dhe në 200 metra shpinë me kohën e re 03.04.36 janë dhe fryt i punës me trajneren e saj, ish-notarja e njohur Rovena Marku, pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike “Athinë 2004” dhe “Pekin 2008”. “Ishte një garë shumë e fortë. Jam shumë e kënaqur që fitova, por mjaft e emocionuar që vendosa një rekord të ri. Dua t’ia dedikoj atë familjes sime, e cila më ka mbështetur vazhdimisht. Pa ndihmën e tyre nuk do të arrija kurrë të kapja këto rezultate”. Sonja, në fakt ka një progres shumë të qartë në përmirësimin e kohëve.

Ledia Allaraj, notarja e kuqe e Partizanit

Ledia Allaraj e Partizanit është nga notaret që, vazhdimisht kërkojnë të shkruajnë emrin në historinë e aktivitetit, qoftë kur ai zhvillohet në Shqipëri apo edhe në mitingjet ndërkombëtare. Ajo vendosi rekord të ri në 50m stil i lirë për moshën 11-12 vjeç me kohën 32.09. Rekordi i mëparshëm nga Klea Konoplevia 32.13 (2011). “Koha ime e re ishte 32:02. Jam me të vërtetë e kënaqur dhe njëherësh e emocionuar. Ia dedikoj këtë rekord familjes dhe trajnerit tim, Dashamir Bregu”, - tha për notarja 11-vjeçare për gazetën “Telegraf”. Ledia stërvitet prej më shumë se dy vjet e gjysmë dhe gjatë karrierës së saj të shkurtër ajo ka thyer mbi dhjetë rekorde kombëtare në disa disiplina dhe ka koleksionuar mbi 100 medalje e diploma, si në aktivitet kombëtare ashtu dhe në ato ndërkombëtare ku ajo ka marrë pjesë. Vasil Lavdaniti

Notari i “Te Stela”, Vasil Lavdaniti, doli kampion në garën ..... “Të jesh një fitues gare duhet të punosh shumë fort dhe me shumë seriozitet. Stërvitem çdo ditë me trajner Sadik Memën (Pupin) tek ekipi “Te Stela”. Lavdaniti ka marrë pjesë vazhdimisht në aktivitete ndërkombëtare si ato të Shkupit në Maqedoni dhe Hercegovnit në Malin e Zi, ndërkohë që këtë vit mori tri medalje të argjendta në Dubrovnik të Kroacisë.

Kledi Kadiu

Notari i “Teuta Suimming”, Kledi Kadiu, u shpall Kampion Kombëtar në 50 metra bretkosë “Është shpërblimi i një punë më shumë se një viti e gjysmë. Jam shumë i kënaqur me rezultatin e arritur. Këtë meritë dua ta ndaj me trajnerët e mi, veçanërisht me atë italian Eros Pavon. Dua ta theksoj se, çfarë bëjnë moshatarët e mi në Itali bëjmë edhe në Durrës”. Kledi Kadiu vlerësohet si një sportist i së ardhmes dhe me të dhëna shumë të mira.

KATEGORITË E GARAVE SIPAS MOSHAVE

MESHKUJ

Kategoria “A”: 2000-2001
Kategoria “B”: 2002-2003
Kategoria “C”: 2004-2005

FEMRA

Kategoria “A”: 2000-2001
Kategoria “B”: 2002-2003
Kategoria “C”: 2004-2005

PIKËT E GARAVE

Notaret do të vlerësohen për klasifikimin ekipor duke u bazuar në këtë pikëzim: vendi i parë 10 pikë; vendi i dytë 8 pikë; vendi i tretë 6 pikë; vendi i katërt 5 pikë; vendi i pestë 4 pikë; vendi i gjashtë 3 pikë; vendi i shtatë 2 pikë dhe vendi i tetë 1 pikë. Klasifikimi i notarëve dhe pikëve të tyre do të bëhet bazuar në tabelën e klasifikimit

DISA NGA REZULTATET E DITËS SË PARË

FEMRA

50 Metra Stil i Lirë

KATEGORIA C

1.Juga Selimi (Tirana) 00.41,54
2.Ester Gjoka (Teuta) 00.46,09
3. Uendi Gillo (Uilson) 00.45.73

KATEGORIA B

1.Ledia Allaraj (Partizani) 00.32.09
2. Alesia Neziri (Tirana) 00.32.50
3.Gloria Ndoja (00.33.66)

KATEGORIA A

1. Diana Basho (Tirana) 00.31.20
2.Arba Topalli (Te Stela) 00.32.43
3.Aleksandra Shiroka (Vllaznia) 00.38.74

200 metra shpinë

Kategoria C

1.Sonja Kapediani (Tornado) 03.04.36
2.Maia Arhama (Te Stela) 03.51.65

Kategoria B

1.Najada Kullakshi (Uilson) 03.22.34
2.Erin Vasili (Te Stela) 03.23.35 Kategoria A
1.Ana Liko (Nobis) 03.09.82
2. Bora Bejko (Tirana) 03.14.90

200 metra katërnotim

Kategoria C

1.Telma Hashorva (Te Stela) 4:10:53

Kategoria B

1.Alesia Daja (Te Stela) 3:24:44
2.Korina Basho (Tirana) 3:32:22

Kategoria A

1.Anxhela Xhillari (Te Stela) 3:28:13
2.Julia Duda (Tirana) 3:31:09

4X50 METRA STIL I LIRË

1. Te Stela (A) 2:21:56 (Esli Xhoxhaj, Anxhela Xhillari, Livia Dyrmishi, Arba Topalli)
2. Tirana (A) 2:27:41 (Diana Basho, Julia Duda, Bora Bejko, Livia Seferi)
3. Vllaznia (A) 2:29:58 (Meri Shiroka, Amadea Sulka, Sheila Naku, Aleksandra Shiroka)

50 METRA STIL I LIRË (C DERI 2014)

1. Sonja Kapedani (Tornado) 0:41:16
2. Rea Cenko (Te Stela) 0:48:50
3. Uendi Grillo (Uilson) 0.55.55

50 METRA STIL I LIRË (B)

1. Alesia Neziri (Tirana) 00.37.16
2. Erin Vasili (Te Stela) 00.41.84
3. Gresi Fehtahaj (Te Stela) 00.49.88

50 METRA STIL I LIRË (A, 2000-2001)

1. Esli Xhoxhaj (Te Stela) 00.36.78
2. Arba Topllai (Te Stela) 00.40.37
3. Bora Bejko (Tirana S.) 00.40.80

100 M BRETKOSE – FEMRA

KATEGORIA C

1.Gledis Menaj (Uilson) 1:57:25
2.Klea Lama (Te Stela) 02.07.72
3.Fatjona Allaraj (Tornado) 2:09:43

KATEGORIA B

1.Gloria Ndoja (Te Stela) 1:37:20
2. Livia Dyrmishi (Te Stela) 1:51:00
3.Marsi Vigani (Tradita) 01.51.78

KATEGORIA A

1. Dania Sheshi (Tradita) 1:37:37
2. Julia Duda (Tirana) 01.47.81

100 metra flutur

Kategoria C

1.Telma Hashorva (Te Stela) 1:58:10
2. Juga Selimi (Tirana) 1:58:58

Kategoria B

1.Ledia Allaraj (Partizani) 1:20:03
2.Ema Peza (Partizani) 01.36.84
3.Alesia Daja (Te Stela) 1:20:03

200 metra stil i lirë

Kategoria C

1.Elodi Cani (Te Stela) 03.56.19
2.Sara Limaj (Te Stela) 03.56.85

Kategoiria B

1.Alesia Neziri (Tirana) 2:38:48
2.Arsinda Dervishi (Nobis) 02.45.56
3.Liza Dhimgjini (Teuta) 02.54.78

Kategoria A

1.Diana Basho (Tirana) 02.21.62
2.Esli Xhoxhaj (Te Stela) 02:29:41
3.Arba Topalli (Te Stela) 02:37:34

MESHKUJ

50 metra shpinë meshkuj

Kategoria C

1.Eneo Gjoka (Teuta) 00.43.20
2.Laert Selimi (Tirana) 00.44.53
3. Paolo Priska (Nobis) 00.49.44

Kategoria B

1.Kledi Kadiu (Teuta S.) 00.38.78
2.Ared Ruçi (Te Stela) 00:43:19
3. Geri Koçibeli (Te Stela) 00.45.06

Kategoria A

1.Vasil Lavdaniti (Te Stela) 00.33.54
2. Arbër Tusha (Tirana) 00.34.75
3.Ergi Minga (Nobis) 00.37.284X50 metra stil i lirë

50 METRA STIL I LIRË (C DERI 2014)

1. Iljon Koçibelli (Tornado) 0:42:56
3. Erlen Mariaku (Teuta) 0:42:45

KATEGORIA A

1. Aleksandër Ngresi (Teuta S.) 0:27:28
2. Enis Shehu (Nobis) 00.27.65
3, Arbër Tusha (Tirana) 0:28:00

100 metra bretkosë meshkuj

Kategoria C

1. Klesti Ndoja (Te Stela) 1:48:22
2. Toni Groshi (Uilson) 02.02.90
3. Dion Daja (Te Stela) 02.11.90

Kategoria B

1. Kledi Kadiu (Teuta S.) 1:33:20
2. Xhoi Lavdaniti (Te Stela) 1:34:25
3.Geri Koçibelli (Tornado) 01.51.93

Kategoria A

1.Bianti Papinova (Nobis) 01.23.81
2.Angelo Mano (Nobis) 01.27.60
2.Mishel Xhaferi (Nobis) 01.27.60
3,Xhon Diko (Te Stela) 01.31.60

200 metra flutur meshkuj

Kategoria C

1.Albi Këlliçi (03.38.75)

Kategoria B

1.Junus Fuga (Te Stela) 3:37:12
3..Even Qarri (Tirana) 3:39:12

Kategoria A

1.Frenc Berdaku (Teuta S.) 2:37:40
2-Enri Lumi (Uilson) 3:20:06
3. Sajmir Guda (03.29.75)

200 metra katërnotim

Kategoria C

1.Hubert Curcia (Te Stela) 3:37:00

Kategoria B

3.Even Qarri (Tirana) 3:03:43
3. Xhoi Lavdaniti (Te Stela) 3:03:43

Kategoria C

3.Endri Lumi (Tirana) 4X50 METRA STIL I LIRË

1. Nobis (A) 1:55:14 (Enis Shehu, Bianti Papinova, Aris Berberi, Angelo Mano)
2. Teuta Sëimming (A) 1:58:34 (Kledi Kadiu, Ron Mujali, Frenc Berdaku, Aleks Ngresi)
3. Tirana (A) 2:07:37 (Arbër Tusha, Endri Lumi, Sajmir Guda, Dario Cenko)

400 metra stil i lirë

Kategoria C

1.Laert Selimi (Tirana) 5:55:10
2.Jurgen Shimani (Tirana) 06.01.84
3.Laert Huti (Tirana) 06.10.66

Kategpria B

1.Bianti Danaj (Jon) 05.20.80

Kategoria A

1.Aleksandër Ngresi (Teuta S.) 04.36.20
2:Saimir Guda (Tirana) 05.27.60
3.Anxhelo Mano (Nobis) 05:31:03

Faqja e Pare Lajme Rezultatet Multimedia Rreth Fshn Partneret Kontakt Login

© 2013 FSHN - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.