Noti merr notën “kaluar çdo parashikimi” në Malin e Zi, 39 medalje, nga të cilat 8 janë ari, 13 argjendi dhe 18 bronzi

Noti “magjik” në Hercegnovë, arritje të jashtëzakonshme në turneun “Mimosa Cup”

Një sukses i jashtëzakonshëm i notit shqiptar në turneun “Mimosa 2015” që u zhvillua në Hercegnovë nga data 14-16 shkurt ku morën pjesë shumë klube shqiptare të notit e që falë garimit të këtyre sportistëve të rinj në moshë, u arrit shumë për notin shqiptar ku u morën 8 medalje të arta, 13 medalje argjendi dhe 18 bronzi, me një total prej 39 medaljesh, duke arritur kështu një paraqitje mbresëlënëse nga të gjithë notarët e secilit klub shqiptar që mori pjesë në këtë turne ndërkombëtar. Por, një arritje e madhe u bë nga Franc Aleksi që arriti të merrte  medaljen e bronztë në klasifikimin e përgjithshëm individual, duke qenë ndër tre më të mirët sa i përket arritjeve individuale dhe pikëzimit. Sa i përket anës cilësore, duhet të theksojmë se janë vetëm dy notarët që e kapën kuotën e 600 pikëve finale, Franc Aleksi i klubit KS Tirana me 607 pikë dhe Nikol Merizaj e klubit Te Stela me 600 pikë. Ndërkohë, tek kategoria B për femra, mosha deri 13 vjeç, vlen të përmenden A. Neziri (13 vjeç) që arrin kuotën e 444 pikëve, L. Allaraj (12 vjeçe) me 409 pikë dhe S. Kapedani (11 vjeç) me 375 pikë. Po në këtë kategori, por deri në moshën 15 vjeç janë Aleksandër Ngresi (15 vjeç) me 476 pikë, Frenc Berdaku (15 vjeç) me 462 pikë dhe Ergi Veli (14 vjeç) me 423 pikë. Nisur nga këto rezultate, shihet qartë se sa i përket rekordeve dhe arritjeve, është çdo moshë e përfshirë, duke bërë paraqitje dinjitoze në çdo garë dhe në çdo turne. Bilancet e këtij turneu janë tejet pozitive, ku ashtu si në dhjetor në Doha, edhe këtu notarët shqiptarë, të rinjtë e këtij sporti, ia dolën që të bënin përsëri paraqitje nga më dinjitozet, ku përveç medaljeve u thyen edhe rekorde kombëtare, synim ky që qëndron në kokën e çdo notari. Në krahasim me turneun e vjetshëm, arritjet e këtij viti janë ku e ku më të mëdha pasi vjet u arritën në total 6 medalje, 1 ari, 2 argjendi, 3 bronzi, ndërkohë që këtë vit 8 ishin vetëm medaljet e arit. Një përparim i jashtëzakonshëm brenda një viti, pasi në këtë rast me plot gojën mund të thuhet se u tejkaluan të gjitha pritshmëritë, duke arritur kësisoj një nivel edhe me të lartë se sa pritej. Këto performanca dhe arritje janë një shembull i qartë i punës së mirë që po bëhet në këtë sport, ku çdo ditë e më shumë po vihet re një përfshirje masive e të rinjve që duan të bëhen pjesë e këtij sporti, ku me mbështetjen edhe të trajnerëve edhe të Federatës, arritjet janë të një niveli shumë të lartë, duke u matur kësisoj me notin ndërkombëtar në çdo turne.

 

  Flet Dashamir Bregu, trajneri i Partizanit në not

“Arritëm shumë në “Mimosa Cup”, rezultate edhe më të mira do të vijnë”

Partizani ishte një nga klubet shqiptare që morën pjesë në këtë turne, duke arritur madje të merrnin edhe medalje, 5 në total, edhe pse mosha e notarëve të këtij klubi është shumë e vogël ku variojnë nga 9 deri në 14 vjeç. I pyetur nga “Telegraf”, trajneri Bregu jep një shikim më të qartë në lidhje me zhvillimet gjatë këtij turneu, duke shprehur bindjen se me punën që po bëhet dhe me notarët që janë pjesë e ekipit, situata do të përmirësohet edhe më.

Zoti Bregu, Partizani ishte pjesëmarrëse në “Mimosa Cup”, në tërësi si u ndatë?

Arritjet ishin shumë të kënaqshme, ku morën 5 medalje, nga të cilat 3 ari, një argjendi dhe 1 bronzi. Këto medalje u morën nga Ergi Veli për meshkuj dhe Ledia Allaraj për femra, ku Veli bëri të vetat tre medalje ndërsa L. Allaraj 2 medalje.

A u përmbushën pritshmëritë?

Në tërësi ekipi doli me rezultate shumë të mira, pasi duhet të kujtojmë që në përbërjen e klubit tonë mosha e fëmijëve variojnë nga 9 deri në 14 vjeç, pra, një moshë relativisht e re për notarët tanë, por që gjithsesi ia dolën që të sillnin në shtëpi si medalje ashtu edhe të thyenin katër rekorde kombëtare për moshën e tyre. Në fakt, kur sheh se si arrihet suksesi në këtë pikë, merr kënaqësi edhe më të madhe, pasi në një farë mënyrë merr frytet e punës së bërë dhe besoj se këtë ndiejnë të gjithë notarët kur shohin rezultatet e tyre.

Çfarë objektivash e presin ekipin e Partizanit?

Në fakt, puna më e mirë që mund të bëhet është të synohet përmirësimi, e kjo arrihet vetëm duke shtuar objektivat ndaj vetes dhe grupit në tërësi.

Si shihet e ardhmja nëpërmjet këtyre notarëve?

E ndritur, padyshim! Me punën që po bëhet dhe me talentin që kanë të gjitha notarët, në garat dhe turnetë e ardhshëm ne do të shtojmë medaljet dhe do të përmirësojmë rezultatet, ky është një synim, një qëllim i të gjithëve ne. Në fakt ekipi është shumë i ri në moshë, çka është një tregues i qartë për një të ardhme premtuese për vetë ekipin por edhe për secilin nga notarët.

A u panë përmirësime në tërësi tek notarët?

Po, sigurisht! Edhe notarët që nuk arritën të fitonin medalje u pa qartë se kanë bërë përmirësime, duke bërë krahasimin me kohët që kanë arritur më përpara, e që në fakt ishte kënaqësi t’i ndiqje gjatë garimit.

Faleminderit!


Medaljet e fituara (ar-argjend-bronz)

Franc Aleksi            4 - 1 – 2

Ergi Veli                   2 - 1 – 0

Deni Baholli             1 - 0 - 1
Ledia Allaraj            1 - 0 - 1

Nikol Merizaj            0 - 1 - 4

Vasil Lavdaniti          0 - 3 – 0

B. Papinova              0 - 2 – 1

Dhimitër Noçka        0 - 2 - 0
Alesia Neziri             0 - 1 - 2
Binald Mahmuti        0 - 1 - 2
Diana Basho             0 - 1 - 1
Aleksandër Ngresi    0 - 0 - 2
Mishel Xhaferi           0 - 0 – 2


Medaljet në total për  ekipet shqiptare

KS Tirana                    16

Te Stela                       9

Nobis                            9

Partizani                       5

Teuta                             4

Tirana Delfina Sport   1

 

Medalistët për çdo garë

50m bretkosë /meshkuj,  kategoria B: 

1. Vladimir PETRAS - Proletar  - 33.98-  410 pikë

2. Ergi VELI – Partizani -  34.10 – 405 pikë

3. Bianti PAPINOVA -  Nobis -  35.27 – 366 pikë

 

400m stil I lire/ femra,  kategoria A

1. Tanja ŠMID,  Jug - 4:17.41- 756 pikë

2. Špela BOHINC,  Jug - 4:21.51 – 721 pikë

3. Nikol MERIZAJ,  Te Stela - 4:39.62 – 589 pikë

 

 400m stil I lirë/ meshkuj, kategoria B

1. Uroš ĐOKOVIĆ - PS Beograda, BG  -4:17.49 - 560 pikë

2. Aleksa MATIĆ - PS Beograda, BG  - 4:20.41 – 541 pikë

3. Aleksandër NGRESI - Teuta, DU -  4:31.65 – 476 pikë

 

 400m Stil i lirë / meshkuj, kategoria A

 1. Franc ALEKSI,  KS Tirana - 4:10.64 – 607 pikë

 2. Uroš ĐOKOVIĆ , PS Beograda - 4:17.49 – 560 pikë

 3. Binald MAHMUTI,  KS Tirana - 4:18.62-  552 pikë

 

200m Delfin/Fly Otvoreno

 1. Franc ALEKSI,  Tirana - 2:11.99 – 556 pikë

2. Zoran VUJČIĆ ,  Leotar -  2:14.31 – 528 pikë

3. Vladimir PETRAS,  Proleter, - 2:20.07-  465 pikë

 

 50m shpinë  femra/ kategoria B

1. Nađa BASTA,  PS Beograda, - 34.38 -417 pikë

2. Alesia NEZIRI, KS Tirana, - 34.59 – 410 pikë

3. Ledia ALLARAJ,  Partizani, - 34.91 – 398 pikë

 

 50m shpinë  meshkuj/ kategoria B

 1. Vuk TOMOVIC,   Proleter, ZR - 30.22 – 418 pikë

2. Vasil LAVDANITI, Nobis ST, TI- 31.27 -378 pikë

3. Arber TUSHA,  KS Tirana, TI - 31.43 -372 pikë

 

200m IM/   femra, kategoria A

1. Tanja ŠMID,  Jug, DU -2:18.98 – 696 pikë

2. Špela BOHINC,  Jug, DU- 2:22.70 -643 pikë

3. Nikol MERIZAJ,  Te Stela SA- 2:28.25 -573 pikë

 

 200m Stil i lirë/ meshkuj, kategoria  B

1. Aleksa MATIĆ,  PS Beograda, BG- 2:02.48 -534 pikë

2. Dušan BABIĆ, S PS Beograda, BG- 2:04.45 -509 pikë

3. Aleksander NGRESI ,  Teuta, DU- 2:08.84 -458 pikë

 

200m Stil i lirë / meshkuj, kategoria A

1. Boško RADULOVIĆ,   Vojvodina, NS- 1:57.30 – 607 pikë

2. Franc ALEKSI,  KS Tirana, TI -1:57.54-  604 pikë

3. Binald MAHMUTI ,  KS Tirana, TI - 2:01.49 -547 pikë

 

 100m shpinë/ femra,  kategoria  B

1. Anja JELESIJEVIČ , PK Olimpija -1:09.72 -497 pikë

2. Nađa BASTA,  PS Beograda, BG -1:13.16 -430 pikë

3. Alesia NEZIRI,  KS Tirana, TI -1:16.91 -370 pikë

 

200m bretkosë/ meshkuj,  kategoria  B

1. Ergi VELI,  Partizani TI -2:40.63- 423 pikë

2. Bianti PAPINOVA,  Nobis ST, TI -2:47.59 -373 pikë

3. Mishel XHAFERI,  Te Stela SA - 2:57.20 -315 pikë

 

200m bretkosë/ meshkuj,  kategoria A

1. Deni BAHOLLI,  Te Stela SA -2:29.12 -529 pikë

2. Kevin DURAKU,  Nobis ST, TI -2:33.52 -485 pikë

3. Zoran VUJČIĆ,  Leotar, TR -2:34.46 -476 pikë

 

 100m Delfin / femra,  kategoria B

 1. Teodora JEJINA, 02 PS Beograda, BG  - 1:12.95 - 429 pikë

2. Adriana MARINOVIĆ, 02 Jug, DU - 1:13.38 -422 pikë

3. Arsinda DERVISHI, 02 Nobis ST, - TI 1:24.97 -271 pikë

 

 200m shpinë/ meshkuj,  kategoria  B

1. Dušan BABIĆ, S. 00 PS Beograda, BG - 2:22.56 – 412 pikë

2. Vasil LAVDANITI, 00 Nobis ST, TI - 2:26.35 – 381 pikë

3. Nemanja ZLATIĆ, 00 PS Beograda, BG -2:26.50- 379 pikë

 

200m shpinë/ meshkuj, kategoria A

1. Mate ËINKLER, 95 unattached-  2:00.93 -675 pikë

2. Dhimiter NOCKA, 96 Teuta, DU -  2:19.51 -440 pikë

3. Dušan BABIĆ, S. 00 PS Beograda, BG - 2:22.56 – 412 pikë

 

 50m Delfin / meshkuj,  kategoria A

 1. Maksim INIC, 96 Theresianum, ËI -25.45 -628 pik,

2. Boško RADULOVIĆ, 96 Vojvodina, NS  - 26.09- 583 pik,

3. Franc ALEKSI, 98 KS Tirana, TI - 27.81 -481 pik,

 

 100m Stil i lirë/ femra,  kategoria A

1. Tanja ŠMID, 90 Jug, DU - 1:00.08 -612 pikë

2. Jovana TERZIĆ, 99 Jadran, - HN-  1:00.17- 609 pikë

3. Nikol MERIZAJ, 98 Te Stela SA-  1:00.47 -600 pikë

 

200m IM / meshkuj,  kategoria A

1. Franc ALEKSI, 98 KS Tirana, TI -2:15.63 – 528 pikë

2. Binald MAHMUTI, 99 KS Tirana, TI -2:17.28 -509 pikë

3. Uroš ĐOKOVIĆ, 01 PS Beograda, BG - 2:18.07 – 500 pikë

 

200m Stil i lirë/ femra,  kategoria A

1. Tanja ŠMID, 90 Jug, DU -2:07.24 -666 pikë

2. Špela BOHINC, 95 Jug, DU - 2:09.15 -637 pikë

3. Nikol MERIZAJ, 98 Te Stela SA - 2:12.62 -589 pikë

 

 100m shpinë / meshkuj,  kategoria  B

1. Vuk TOMOVIC, 00 Proleter, ZR -1:05.45 -418 pikë

2. Vasil LAVDANITI, 00 Nobis ST, TI -1:07.66 -378 pikë

3. Nemanja MARIC, 00 Proleter, ZR -1:07.88 -374 pikë

 

 100m shpinë/ meshkuj,  kategoria A

1. Mate ËINKLER, 95 -55.92 -670 pikë

2. Dhimiter NOCKA, 96 Teuta, DU -1:04.19 -443 pikë

3. Vuk TOMOVIC, 00 Proleter, ZR -1:05.45 -418 pikë

 

100m Delfin/ meshkuj,  kategoria A

1. Boško RADULOVIĆ, 96 Vojvodina, NS -58.72 -562  pikë

2. Uroš ĐOKOVIĆ ,01 PS Beograda, BG -1:00.08 -525 pikë

3. Franc ALEKSI, 98 KS Tirana, TI -1:00.71 -509 pikë

 

200m shpinë/ femra,  Kategoria B

1. Teodora MILOŠEVIĆ, D 02 PS Beograda, BG-2:39.00 -430 pikë

2. Sonja KAPEDANI, 04 Nobis ST, TI -2:46.37 -375 pikë

3. Nina DAJKOVIĆ, 02 Budva VK, BU -3:00.54 -293 pikë

 

200m shpinë / femra,  kategoria A

1. Tanja ŠMID, 90 Jug, DU -2:26.21 -553 pikë

2. Rita ZEQIRI, 95 Step, Pr -2:33.80 -475 pikë

3. Diana BASHO, 00 KS Tirana, TI -2:35.75- 457 pikë

 

100m bretkosë/ meshkuj,  kategoria B

 1. Ergi VELI, 01 Partizani, TI -1:15.00 -407  pikë

2. Bianti PAPINOVA, 01 Nobis ST, TI -1:15.82 -394 pikë

3. Mishel XHAFERI, 01 Te Stela SA 1:

 

100m bretkosë/ meshkuj,  kategoria A

1. Ivan BILIĆ, 90 Jug, DU- 1:04.50 -640 pikë

2. Leonard POSA, 97 Proleter, ZR -1:07.79 -552 pikë

3. Deni BAHOLLI, 98 Te Stela SA- 1:07.91 -549 pikë

 

50m Delfin/ femra,  kategoria B

 1. Ledia ALLARAJ, 03 Partizani, TI -33.17 -397 pikë

2. Jovana VUJOVIĆ, 02 Budva VK, BU -33.18 -396 pikë

3. Teodora JEJINA, 02 PS Beograda, BG -33.26 -393 pikë

 

100m stil i lirë/ meshkuj, kategoria A

1. Franc ALEKSI, 98 KS Tirana, TI -56.07 -514 pikë

2. Mihael VIDOJEVIĆ, 98 Jug, DU -56.50 -503 pikë

3. Ludvig ARIFI, 98 Tirana Delfina Sport -56.61 -500 pikë

 

 50m Stil i lirë / femra, kategoria B

1. Nađa BASTA, 02 PS Beograda, BG -29.26 -501 pikë

2. Anđela ANTUNOVIĆ, 02 Jadran, HN -29.84 -472 pikë

3. Alesia NEZIRI, 02 KS Tirana, TI -30.46 -444 pikë

 

50m stil i lirë/ femra, kategoria A

1. Amina KAJTAZ, 96 Jug, DU -27.75 -587 pikë

2. Nikol MERIZAJ, 98 Te Stela SA -27.96- 574 pikë

3. Jovana TERZIĆ, 99 Jadran, HN -28.11 -565 pikë

 

 Numri i medaljeve të fituara nga çdo notar

 Franc ALEKSI, 98, ALB KS Tirana - Tirana         7

Ergi VELI, 01, ALB Partizani - Tirana                   3

 Deni BAHOLLI, 98, ALB Te Stela SA                   2

Ledia ALLARAJ, 03, ALB Partizani - Tirana         2

 Vasil LAVDANITI, 00, ALB Nobis ST - Tirana       3

 Bianti PAPINOVA, 01, ALB Nobis ST - Tirana       3

Dhimiter NOCKA, 96, ALB Teuta - Durres               2

Nikol MERIZAJ, 98, ALB Te Stela SA                         5

Alesia NEZIRI, 02, ALB KS Tirana - Tirana               3

 Binald MAHMUTI, 99, ALB KS Tirana - Tirana       3 

Diana BASHO, 00, ALB KS Tirana - Tirana               2

Aleksander NGRESI, 00, ALB Teuta - Durrës         2

Mishel XHAFERI, 01, ALB Te Stela SA                      2

 

 

RENDITJA E PËRGJITHSHME EKIPORE

1. PS Beograda, BG BEOGRA ,  423 PIKË

2. Jug, DU JD 395 PIKË

3. Proleter, ZR PRO 211 PIKË

4. KS Tirana, TI XX11 193 PIKË

5. Jadran, HN HN 128 PIKË

6. Nobis ST, TI NSTTI 116 PIKË

7. PK Olimpija ,OL 115 PIKË

8. Vojvodina, NS VOJ 105 PIKË

9. Teuta, DU XX20 98 PIKË

10. Te Stela, SA TSTI 88 PIKË

11. Partizani, TI XX13 58 PIKË

12. Bosna, SA BOSA 57 PIKË

13. Budva VK, BU BUBU 41 PIKË

14. HOD Uszo, SE HOD 32 PIKË

15. Theresianum, ËI THËI 24 PIKË

16. Zrinjski, MO ZRMO 24 PIKË

17. Step, Pr STPR 22 PIKË

18. Leotar, TR LETB 20 PIKË

19. Novi Grad, SA NGSA 17 PIKË

20. Primorac, KO PKO 12 PIKË

21. Velež, MO VEMO 12 PIKË

22. ST Kosova, PR STKO 8 PIKË

23. Tirana Delfina Sport, XX21 7 PIKË

24. SV Friesen Ëien, FRËI 6 PIKË

25. Čelik-Želj, ZE CEZEZE – 0 PIKË

26. Stari Grad, BU SGBU – 0 PIKË

27. Jon, VL XX10 – 0 PIKË

 28. Termopan, PR TPPR – 0 PIKË

29. Tradita C, TI TRTI – 0 PIKË

30. Priština, PR PRPR – 0 PIKË

31. Mitrovica, MI MIMI – 0 PIKË
Faqja e Pare Lajme Rezultatet Multimedia Rreth Fshn Partneret Kontakt Login

© 2013 FSHN - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.