Tirana,kampionia absolute e notit shqiptar per 2014-en

11 rekorde kombëtare në ditën e dytë, 2 janë për të rritur, Tirana kampionia absolute e notit shqiptar për 2014-ën 

Dallohet Te Stela, kurse Noel Borshi, Klavio Meçe dhe Nikol Merizaj janë më të mirët



Noti shqiptar ka ulur siparin e aktiviteteve kombëtare të vitit 2014, ndërsa dje në mbrëmje, në kompleksin e Pishinave në kryeqytet, ka përfunduar kampionati i të rriturve, të rriturave, të rrinjve dhe të rejave. Por një kampionat i tillë ka qenë edhe për veteranët, atje ku 84 vjeçari, Esat Muzina, paraditen e së martës ka notuar në 800 metra stil i lirë me kohën 30’31”26. 11 rekorde në ditën e dytë të aktivitetit, dy prej të cilave janë për të rritur, janë treguesi i nivelit të lartë të kampionatit shqiptar që ka pasur një Tiranë absolute, e cila është trefish kampione e Shqipërisë për të rritur, të rinj dhe të reja. Po kështu është dalluar dhe Te Stela, e cila ka dalë kampione e Shqipërisë për të rritura, kurse Noel Borshi, Klavio Meçe dhe Nikol Merizaj janë ë të mirët e aktivitetit. Në fund presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, ka falënderuar gjyqtarinë për mbarëvajtjen e aktivitetit duke shpresuar se po kështu të bashkuar dhe korrekt në detyrën e tyre do të jenë dhe në vitin e ardhshëm.
 



22 rekorde kombëtare 
11 ka qenë numri i rekordeve të ditës së djeshme, të cilat e kanë çuar në 22 numrin e tyre në dy ditë garë të Kampionatit Kombëtar të të rriturve. Rekordet i ka hapur Arbër Tusha i Tiranës, i cili në 50 metra shpinë për moshën 13-14 vjeç ka fiksuar kohën 32”03. Ndërkohë në 200 metra stil i lirë për moshat 11-12 vjeç, Bianti Danaj ka fiksuar kohën e re 2’26”72. Më pas në 100 metra shpinë, gjithnjë për moshën 11-12 vjeç, Alesia Neziri e Tiranës ka fiksuar kohën 1’22”22. Duke vazhduar në të njëjtën garë, por tashmë për moshat 9-10 vjeç, Sonia Kapedani ka dhënë kohën e re rekord 1’27”69. Enion Çumani i Sarandës, për moshat 9-10 vjeç, është rekordmen në dy gara. Së pari në 50 metra bretkosë me kohën e re 43”78 dhe më pas në 200 metra bretkosë me kohën 3’54”03. Në 50 metra stil i lirë, përsëri Alesia Neziri me kohën rekord 31”47. Dhe në 200 metra stil i lirë për moshat 13-14 vjeç, Aleksandër Ngresi ka dhënë kohën 2’08”28. Tirana është rekordmene në dy stafeta, në 4x200 metra stil i lirë për të rinj me kohën 8’46”57, si dhe në 4x100 metra e përzier, teksa është dhe për të rritur, me kohën e re 4’27”72. Në fund ka ardhur dhe rekordi i të rriturave i Diana Bashos, në 1500 metra, që ka përmirësuar kohën e Rovena Markut, ndërsa rezultati i ri është 20’14”62.



 Rezultatet teknike të Kampionatit Kombëtar të notit: 

Të rinj/Të rritur 

200 m flutur  Franc Aleksi (Tirana) 2’16”51 
200 m stil i lirë Klavio Meçe (Te Stela) 2’01”20 
100 m shpinë Dhimitër Noçka (Teuta Swimming) 1’07”70
50 m bretkosë Deni Baholli (Tirana) 32”46 
4x200 m stil i lirë Tirana 8’46”53
100 m stil i lirë Klavio Meçe (Te Stela) 55”91 
50 m flutur Kristi Xhaferri (Tirana) 27”71 
1500 m stil i lirë Enea Sharxhi (Tirana) 19’05”53 
200 m bretkosë Deni Baholli (Tirana) 2’40”96
4x100 m e përzier Tirana 4’27”72 
Kampion i të rriturve: Tirana 320 pikë 
Kampion i të rinjve: Tirana 324 pikë 
Notari më i mirë të rin dhe të rritur: Klavio Meçe (Te Stela) 2447 pikë FINA 



Të reja/Të rritura 

50 m stil i lirë Rovena Marku (Tornado) 29”21 
200 m stil i lirë Noel Borshi (Teuta Swimming) 2’14”70 
100 m shpinë Noel Borshi (Teuta Swimming) 1’11”58 
50 m bretkosë Kejt Mustafaraj (Tirana) 39”08 
800 m stil i lirë Diana Basho (Tirana) 10’35”64
100 m stil i lirë Nikol Merizaj (Te Stela) 1’02”15 
200 m flutur Diana Basho (Tirana) 2’42”90 
1500 m stil i lirë Esli Xhoxhaj (Tornado) 21’07”50 
200 m bretkosë Kejsi Delli (Tirana) 3’24”50 
4x100 m e përzier Te Stela ` 5’21”66 
Si ekip: Te Stela 151 pikë FINA 
 Notarja më e mirë: Noel Borshi 2298 pikë FINA 

Të reja

 50 m stil i lirë Alesia Neziri (Tirana) 31”57
 200 m stil i lirë Nikol Merizaj (Te Stela) 2’20”20
 4x100 m e përzier Tirana 5’34”16 
Si ekip: Tirana 253 pikë
 Notarja më e mirë: Nikol Merizaj (Te Stela) 2065 pikë FINA
Faqja e Pare Lajme Rezultatet Multimedia Rreth Fshn Partneret Kontakt Login

© 2013 FSHN - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.