Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit vendos marrëdhenie të reja institucionale



rÇiraku: E mirëpresim siaktivitet, të firmosim zyrtarisht

Italia, nëpërmjet përfaqësuesit të zonës së Puljas, ka propozuar aktivitet të përbashkët noti

Gjergj Vyshka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, me ndërmjetësinë e zëvendëspresidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Gjergji Ruli, dje ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e notit të zonës së Puljas. Ardhja e tyre dhe takimi i parë i djeshëm ka pasur të bëjë me idenë e Italisë për zhvillimin e një aktiviteti të përbashkët me Shqipërinë për moshat 10-18 vjeç duke përfshirë këtu dhe Maqedoninë, Malin e Zi, pse jo dhe Kosovën. Çiraku, edhe duke u nisur nga kërkesa për rritjen e nivelit të notit shqiptar dhe shtimit të aktiviteteve, e ka mirëpritur si aktivitet, ndërsa pritet tashmë që shumë shpejt mes Federatës Shqiptare të Notit dhe Federatës italiane të Notit të firmoset marrëveshja për zhvillimin e këtij aktiviteti për të cilin axurrët kanë kërkuar që të jetë i përvitshëm. Megjithatë Çiraku garanton që aktiviteti do të mund të bëhet me lejen e Federatës Shqiptare të Notit, e cila varet dhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Ja dhe intervista e të parit të notit shqiptar Agim Çiraku për Gazeta “Telegraf”

- Ju keni pasur një takim dje me disa italianë të notit për çfarë bëhet fjalë?

- Ata kanë qenë të interesuar për zhvillimin e një aktiviteti të përbashkët noti për moshat 10-18 vjeç e si të thuash kjo ishte faza e parë e kryerjes së bisedimeve. Bëhet fjalë për një veprimtari mes kombëtaresh, e cila do të mund të zyrtarizohet pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me të dy palëve. Sigurisht që bisedat e para janë pozitive.

- Përveç Italisë e Shqipërisë kush parashikohet të marrë pjesë?

- Mundet dhe Maqedonia e Mali i Zi.

- Po Kosova?

- Sigurisht që e kemi parashikuar dhe atë, ndërsa parashikohet që të jetë një aktivitet rajonal që do të mund të sjellë forcimin e marrëdhënieve mes federatave, por dhe rritjen e cilësisë sportive. Sidomos në vendin tonë.

- Le të mbetemi pak këtu, ç’të mirë sjell një aktivitet për notin shqiptar?

- Mendoj që pikë së pari rrit numrin e aktiviteteve. Jo se nuk kemi, kur në korrik e deri më shtator jemi të angazhuar në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare, por e shton dhe një të tillë që do të jetë dobiprurës për matjen dhe më shumë të forcave më te tjerët. Duhet të kuptojmë diçka që është një aktivitet që mund të zhvillohet vetëm me lejen e Federatës Shqiptare të Notit, e cila dhe duke qenë e varur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit duhet të njoftojë atje. Madje mund të kemi dhe një angazhim jo vetëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për këtë aktivitet, por dhe të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, sepse të gjithë bashkë mund të ndërtojmë një aktivitet të mirë.

- A do të jetë i përvitshëm si aktivitet, apo do të mbesi thjesh në zhvillimin e një të tillë?

- Italianët në fakt kanë kërkuar që të jetë i përvitshëm. Megjithatë do të shohim e do të bëjmë, sepse siç ju thash jemi vetëm në fazën e parë të bisedimeve, që do të mund të konkretizohen pas firmosjes së marrëveshjes mes të dy palëve mes të dy Federatave.

- Së fundi, firmosja e marrëveshjes kur pritet të ndodhë?

- Sa më shpejt të jetë e mundur. Dje janë hedhur hapat e parë të bashkëpunimit mes dy federatave me ndërmjetësinë e përfaqësuesve të Puljas, ndërsa do të ketë dhe një datë të caktuar për hedhjen e firmave për zhvillimin e këtij aktiviteti. Mendoj që kështu mund të rrisim dhe më shumë marrëdhëniet mes federatave, sepse e kemi të nevojshëm një bashkëpunim të tillë.

 kesa për rritjen e nivelit të notit shqiptar dhe shtimit të aktiviteteve, e ka mirëpritur si aktivitet, ndërsa pritet tashmë që shumë shpejt mes Federatës Shqiptare të Notit dhe Federatës italiane të Notit të firmoset marrëveshja për zhvillimin e këtij aktiviteti për të cilin axurrët kanë kërkuar që të jetë i përvitshëm. Megjithatë Çiraku garanton që aktiviteti do të mund të bëhet me lejen e Federatës Shqiptare të Notit, e cila varet dhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Ja dhe intervista e të parit të notit shqiptar Agim Çiraku për Gazeta “Telegraf”

- Ju keni pasur një takim dje me disa italianë të notit për çfarë bëhet fjalë?

- Ata kanë qenë të interesuar për zhvillimin e një aktiviteti të përbashkët noti për moshat 10-18 vjeç e si të thuash kjo ishte faza e parë e kryerjes së bisedimeve. Bëhet fjalë për një veprimtari mes kombëtaresh, e cila do të mund të zyrtarizohet pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me të dy palëve. Sigurisht që bisedat e para janë pozitive.

- Përveç Italisë e Shqipërisë kush parashikohet të marrë pjesë?

- Mundet dhe Maqedonia e Mali i Zi.

- Po Kosova?

- Sigurisht që e kemi parashikuar dhe atë, ndërsa parashikohet që të jetë një aktivitet rajonal që do të mund të sjellë forcimin e marrëdhënieve mes federatave, por dhe rritjen e cilësisë sportive. Sidomos në vendin tonë.

- Le të mbetemi pak këtu, ç’të mirë sjell një aktivitet për notin shqiptar?

- Mendoj që pikë së pari rrit numrin e aktiviteteve. Jo se nuk kemi, kur në korrik e deri më shtator jemi të angazhuar në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare, por e shton dhe një të tillë që do të jetë dobiprurës për matjen dhe më shumë të forcave më te tjerët. Duhet të kuptojmë diçka që është një aktivitet që mund të zhvillohet vetëm me lejen e Federatës Shqiptare të Notit, e cila dhe duke qenë e varur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit duhet të njoftojë atje. Madje mund të kemi dhe një angazhim jo vetëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për këtë aktivitet, por dhe të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, sepse të gjithë bashkë mund të ndërtojmë një aktivitet të mirë.

- A do të jetë i përvitshëm si aktivitet, apo do të mbesi thjesh në zhvillimin e një të tillë?

- Italianët në fakt kanë kërkuar që të jetë i përvitshëm. Megjithatë do të shohim e do të bëjmë, sepse siç ju thash jemi vetëm në fazën e parë të bisedimeve, që do të mund të konkretizohen pas firmosjes së marrëveshjes mes të dy palëve mes të dy Federatave.

- Së fundi, firmosja e marrëveshjes kur pritet të ndodhë?

- Sa më shpejt të jetë e mundur. Dje janë hedhur hapat e parë të bashkëpunimit mes dy federatave me ndërmjetësinë e përfaqësuesve të Puljas, ndërsa do të ketë dhe një datë të caktuar për hedhjen e firmave për zhvillimin e këtij aktiviteti. Mendoj që kështu mund të rrisim dhe më shumë marrëdhëniet mes federatave, sepse e kemi të nevojshëm një bashkëpunim të tillë.

 

Faqja e Pare Lajme Rezultatet Multimedia Rreth Fshn Partneret Kontakt Login

© 2013 FSHN - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.