NjoftimeSpektakël dhe rivalitet në gara, 14 rekorde të reja Kombëtare

Përfundon me sukses Kampionati Kombëtar i Notit për Fëmijë. Akademia “Te Stela” fituese për meshkuj e femra. Diana Basho dhe Aleksandër Ngresi më të mirët.

Dash FRASHËRI Përfundon me 14 rekorde të reja kombëtare Kampionati Kombëtar për Fëmijë deri në moshën 14 vjeç, i zhvilluar më 2-3 korrik 2014, në pishinën olimpike 50m të hapur me tetë korsi të kompleksit te pishinave “Akuadrom” në kryeqytet. Në kampionat morën pjesë mbi 200 notarë, të cilët përfaqësonin 12 skuadra, përfshirë edhe një ekip nga Kosova (konkurroi jashtë gare). Gara ta forta në pishinë e festë entuziaste në përfundim të aktivitetit. Ekipi më i mirë si për femra ashtu dhe për meshkuj doli Akademia e Notit “Te Stela”: 550 pikë për femra dhe 525 për meshkuj. Fituesve kupën e aktivitetit ua dhuroi Presidenti i Federatës Shqiptare te Notit, z.Agim Çiraku  dhe sekretarja e Përgjithshme, znj. Suela Haxhija. Në vend të dytë për dhe të tretë për femra dolën Tirana (396 pikë) dhe Uilson (126 pikë), ndërsa për meshkuj Tirana (405 pikë) dhe Nobis (283 pikë). Sportistët më të mirë sipas kategorive, në bazë dhe të pikëve FINA të grumbulluara nga garat zhvilluara nga notarët u shpallën: Kategoria A: për femra Diana Basho (Tirana) me 1964 pikë FINA dhe për meshkuj Aleksandër Ngresi (Teuta Suiming) me 1841 pikë FINA. Kategoria B: për femra Ledia Allaraj (Partizani) me 1547 pikë FINA dhe për meshkuj Bianti Danaj (Shoqata Jon) me 303 pikë FINA. Kategoria C: për femra Sonja Kapedani (Tornado) me 1151 pikë FINA si dhe për meshkuj Laert Selimi (Tirana) me 762 pikë FINA. Rekordet për femra u vendosën nga Sonja Kapedani (Tornado, 3 rekorde); Ledia Allaraj (Partizani, 2 rekorde); Korina Basho (Tirana, 1 rekord) ndërsa për meshkuj nga Bianti Danaj (Jon Vlorë, 2 rekorde); Aleksandër Ngresi (Teuta Suiming, 2 rekorde), Enea Gjoka (Teuta, 1 rekord), si dhe dy rekorde në stafetë për meshkuj nga Teuta Suimming (4x100m stil i lirë dhe 4×200 stil i lirë).

Në Kampionatin Kombëtar për fëmijë morën pjesë notarë nga ekipet: Te Stela, Uilson, Nobis, Partizani, Tirana Suiminig, Shoqata e Sporteve të Ujit (nga qyteti i Tiranës), Teuta Suiming (Durrës), Teuta, Tornado (Durrës), Vllaznia (Shkodër), Shoqata Jon (Vlorë) dhe Tradita-A (Sarandë). Notarët e rinj garuan sipas tre grupmoshave. Kështu, për meshkuj janë ndarë në kategorinë A (vitlindjet 2000-2001); B (2002-2003) dhe C (2004-2005). Edhe për femrat janë ndarë në po këto kategori: A (vitlindjet 2000-2001); B (2002-2003) dhe C (2004-2005). Aktivitetet e organizuara nga Federata e Notit rikthehen me Kupën e Shqipërisë, që do të zhvillohet nga 29-30 korrik 2014 në Pishinën Olimpike 50m të “Akuadrom”, si dhe do të vazhdojnë me Kampionatin Kombëtar (Rinj, Rritur & Veteranë) në datat 3-4 shtator 2014 (po te pishina olimpike 50m “Akuadrom”). Kalendari sportiv i vitit 2014 mbyllet me Maratonën Kombëtare që, do të zhvillohet në Sarandë më 13 shtator 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

DESHIRONI T'I BASHKOHENI FEDERATES?

FEDERATA E NOTIT

Ne jemi struktura më e lartë e organizimit të klubeve të
notit në Shqipëri.

REGJISTROHU TANI

Informohuni me lajmet tona me te fundit

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/fshnorg/public_html/wp-includes/functions.php on line 4339