Arena sponsor i FINA
“Arena” do të jetë sponsor zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Notit deri në vitin 2019.
Marka e njohur do të jetë gjithashtu edhe sponsore zyrtare e kostumeve, pajisjeve dhe aksesorëve të tjerë, përfshirë edhe gjyqtarët, stafin dhe vullnetarët.
Kristiano Portas, drejtori ekzekutiv i grupit, e cilësoi si një ngjarje historike për kompaninë “Arena”, e cila bashkëpunon me FINA-n nga vitet 1980.