HomeHistoria

Fillesat e disiplinave të notit nisën krijimin e një tradite, e cila ndër vite nxori rekordmenë .
https://fshn.org.al/wp-content/uploads/2017/10/inner_illustration_01.png

1929-1933
FILLESAT E NOTIT

Noti duket se është sporti që ka fillesat në fundin e dekadës së tretë të shekullit të kaluar, pikërisht në qytetin e Durrësit . Në fakt gara e notit mes djemve të qytetit njihen edhe shumë më para. Por edhe pse garat zhvilloheshin në grupe apo edhe më gjerë, ku natyrisht kanë spikatur mjaft notarë të talentuar, kjo gjithsesi nuk ishte zyrtare dhe përveç kujtesës së ndonjë të moshuari , notarët e tillë kanë mbetur anonim.
https://fshn.org.al/wp-content/uploads/2017/10/history_inner_01.jpg

GARA E PARE

Është zhvilluar në vitin 1929,  garë e cila mund të quhet si e para zyrtare për shkak të karakterit sportiv që mori ndërsa zhvillohej në qytetin e Durrësit.

https://fshn.org.al/wp-content/uploads/2017/10/history_inner_02.jpg

KAMPIONATI I PARE

Kampionati i parë i zhvilluar në Durrës është organizuar më 1933, pikërisht në muajin gusht.

https://fshn.org.al/wp-content/uploads/2017/10/history_inner_03.jpg

MEDALJET E PARA

Federata Sportive dha për të tre vendet e para diplomë si dhe medaljen “Vermeil“ për vendin e parë, ndërsa për vendet e dyta dhe të treta medalje argjendi dhe bronzi.

https://fshn.org.al/wp-content/uploads/2017/10/history_inner_04.jpg

EKIPET E PARA

Skuadrat e para që u vunë përballë ishte ajo “Djelmërisë durrsake“ me atë të “Dokerëve“, emërtim ky që ishte për punëtorët e ngarkim shkarkimit në portin e Durrësit. Garat i zhvilluan pikërisht në portin e Durrësit në pjesën lindore të tij.

ZANAFILLA E EVENTEVE

Garat që u zhvilluan ishin 100 m, 200 m, 400 m dhe 1000 m. Në vitin 1931 garat u pasqyruan edhe në shtypin e asaj kohe. Gazetat e kohës shkruanin se noti ishte sporti më i ndjekur në qytetin bregdetar. Garat e para sportive u organizuan nga Enti Kombëtar “Djelmina Shqiptare“, por në fakt duhet pranuar se drejtues ishin të huajt dhe pikërisht profesorët Pelegati dhe Tomasini dhe koloneli anglez Hill.
https://fshn.org.al/wp-content/uploads/2017/10/inner_illustration_02.png
https://fshn.org.al/wp-content/uploads/2017/10/inner_illustration_03.png

NOTARET
QE SPIKATEN

Nexhmi Starova, Taq Dafa , Lin Shestan, Osman Rexha, Hysen Minerolli, Dhiseo Neramo, Nikolla Janko, Vasil Beligradi, Marion Skarjeti, Jani Dhima
Vendin e parë për nga numri i notarëve e mbante qyteti i Vlorës, i cili kishte 12 notarë për të ardhur më pas tek Pogradeci, i cili kishte 6 notarë, ndërkohë që Durrësi e Shkodra kishin nga 5 notarë dhe numrin më të pakët të notarëve e kishte Himara me vetëm katër.
https://fshn.org.al/wp-content/uploads/2017/10/history_inner_13.jpg
https://fshn.org.al/wp-content/uploads/2017/10/history_inner_14.jpg
https://fshn.org.al/wp-content/uploads/2017/10/history_inner_15.jpg
https://fshn.org.al/wp-content/uploads/2017/10/history_inner_16.jpg

DESHIRONI T'I BASHKOHENI FEDERATES?

FEDERATA E NOTIT

Ne jemi struktura më e lartë e organizimit të klubeve të
notit në Shqipëri.

REGJISTROHU TANI

Informohuni me lajmet tona me te fundit