NjoftimeNoti shqiptar dhe pas kampionati i të rriturve

Kampionati kombëtar i të rriturve dhe të rinjve në not, që të shtunën e të dielën u zhvillua në pishinën e shkollës Jo publike Nobël, tashmë ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme. E kjo jo vetëm për shkak të rezultateve, apo dhe rekordeve të thyera, të cilat në total ishin 29, por dhe për audiencën që patën. Trajnerë të ekipeve të ftuara nëpër studio televizive, kamerat e Televizionit Publik Shqiptar dhe Albania Screen të pranishme në garat e të dy ditëve, e kanë bërë dhe më interesante këtë garë. Aq më shumë entuziazmi i të pranishëmve ka qenë në kulmin e vet dhe për shkak të tifozllëkut që prindërit kanë pasur për fëmijët e tyre. Një kampionat me shumë rezultate pozitive, që edhe për presidentin e Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, i kaloi të gjithë pritshmëritë. Tashmë e kanë fjalën garat ndërkombëtare, duke nisur që me Ballkaniadën e Rumanisë. Për të kaluar më pas në një aktivitet në Dubrovnik, apo dhe në Kupën Komen, e cila do të zhvillohet në korrik në Greqi. Sigurisht që në qendër të vëmendjes do të jenë Lojërat Olimpike Evropiane në Baku, apo dhe Kampionati Botëror, i cili sivjet do të zhvillohet në Kazan të Rusisë. Pa thënë pjesëmarrja në Festivalin Olimpik Evropian Rinor në Tbilisi, si dhe më pas Kampionati Evropian në pishinat e mbyllura. Në përgjithësi, duke nisur që me “Mimoza Kup 2015”, atje ku u morën 39 medalje ndërkombëtare, apo dhe rezultatet e arritura në Kampionatin kombëtar të fëmijëve, shoqëruar me rekorde, duke i shtuar këtu dhe një paraqitje shumë të mirë të Kampionatit kombëtar të notit për të rritur, tregojnë rritjen cilësore të notit shqiptar. Që tashmë gradualisht është duke u kthyer në një sport parësor në vendin tonë.

DESHIRONI T'I BASHKOHENI FEDERATES?

FEDERATA E NOTIT

Ne jemi struktura më e lartë e organizimit të klubeve të
notit në Shqipëri.

REGJISTROHU TANI

Informohuni me lajmet tona me te fundit