NjoftimeKampionati Ballkanik i Notit, Larisa- Greqi 2014

Në aktivitetin e zhvilluar në pishinën olimpike 50m të hapur me tetë korsi të Kompleksit te pishinave “Akuadrom Tiranë” morën pjesë mbi 100 notarë, të cilët përfaqësonin 12 skuadra, përfshirë edhe një ekip nga Kosova (konkurroi jashtë gare. Kampionati i zhvillua në një atmosferë të mrekullueshme sportive dhe me gara të forta, e me theks të dukshëm rivaliteti e entuziazmi, teksa u ndoq nga disa qindra shikues të pranishëm, të cilët krijuan edhe një dekor festiv, ndërkohë që i nxitën jo pak notarët për të dhënë rezultate të larta e vendosur rekorde të reja. Notarja e “Tornado”, Sonja Kapedani, me dy rekordet e vendosura ishte dhe “mbretëresha” e ditës së parë: në 200 metra stil i lirë me kohën 03.02.03 dhe në 200 metra shpinë me kohën e re 03.04.36. Rezultati i mëparshëm në 200m shpinë për 9-10 vjeç ka qenë 4.07.82 i Nikol Rexho i Butrintit që në vitin 2009. Kampionati u “zbukurua” edhe me rekordet e vendosura nga notari i “Teuta Suimming”, Aleksandër Ngresi, në 400 metra stil i lirë (kategoria A) me kohën 04.36.20. Rezultati i mëparshëm në 400m stil i lirë meshkuj për 13-14 vjeç ka qenë 4.39.60 i Binald Mahmuti i vitit 2013. Notarja talentuar e Partizanit, Ledia Allaraj vendosi rekord të ri në 50m stil i lirë për moshën 11-12 vjeç me kohën 32.09, duke përmirësuar kohën e mëparshme të regjistruar nga Klea Konoplevias me 32.13 në vitin 2011.

Në Kampionatin Kombëtar për fëmijë marrin pjesë notarë nga ekipet: Te Stela, Uilson, Nobis, Partizani, Tirana Suiminig, Shoqata e Sporteve të Ujit (nga qyteti i Tiranës), Teuta Suiming (Durrës), Teuta, Tornado (Durrës), Vllaznia (Shkodër), Shoqata Jon (Vlorë) dhe Tradita-A (Sarandë). Notarët e rinj garojnë sipas tre grupmoshave. Kështu, për meshkuj janë ndarë në kategorinë A (vitlindjet 2000-2001); B (2002-2003) dhe C (2004-2005). Edhe për femrat janë ndarë në po këto kategori: A (vitlindjet 2000-2001); B (2002-2003) dhe C (2004-2005). Gjithsej janë 40 gara, të ndara nga 20 për çdo ditë (10 paradite e 10 pasdite). Garat nisën dje me 50m stil i lirë për femra (2 korrik) dhe do të përfundojnë sot me 4x200m stafetë stil i lirë për femra (3 korrik). Ky është kampionati i dytë për fëmijë gjatë vitit 20014, pas atij të “Dimëror” të zhvilluar më 19-20 prill 2014, në pishinën e mbyllur të Akademisë së Notit “Te Stela”. Në përfundim të garave, sipas sekretares Suela Haxhiaj, do të ndahen si për ekipin Kampion (meshkuj&femra), ashtu dhe për notarin dhe notaren më të mirë të veprimtarisë Kupa e aktivitetit. Notari dhe notarja kampione do të shpallet bazuar ne shumën e pikëve FINA që secili notar ka mbledhur në katër garat individuale, në të cilat merr pjesë. Për çdo garë fituesit e tre vendeve te para do të nderohen me diplomën përkatëse, ku do të pasqyrohet rezultati i arritur. Kampionati Kombëtar do të mbyllet sot në mbrëmje, rreth orës 19:30, ndërsa do të zhvillohen dhjetë gara paradite dhe po aq pasdite. Aktivitetet e organizuara nga Federata e Notit rikthehen me Kupën e Shqipërisë, që do të zhvillohet nga 29-30 korrik 2014 në Pishinën Olimpike 50m të “Akuadrom”, si dhe do të vazhdojnë me Kampionatin Kombëtar (Rinj, Rritur & Veteranë) në datat 3-4 shtator 2014 (po te pishina olimpike 50m “Akuadrom”). Kalendari mbyllet me Maratonën Kombëtare që, do të zhvillohet në Sarandë më 13 shtator 2014. KATËR REKORDET

DESHIRONI T'I BASHKOHENI FEDERATES?

FEDERATA E NOTIT

Ne jemi struktura më e lartë e organizimit të klubeve të
notit në Shqipëri.

REGJISTROHU TANI

Informohuni me lajmet tona me te fundit