NjoftimeTirana,kampionia absolute e notit shqiptar per 2014-en

11 rekorde kombëtare në ditën e dytë, 2 janë për të rritur, Tirana kampionia absolute e notit shqiptar për 2014-ën . Noti shqiptar ka ulur siparin e aktiviteteve kombëtare të vitit 2014, ndërsa dje në mbrëmje, në kompleksin e Pishinave në kryeqytet, ka përfunduar kampionati i të rriturve, të rriturave, të rrinjve dhe të rejave. Por një kampionat i tillë ka qenë edhe për veteranët, atje ku 84 vjeçari, Esat Muzina, paraditen e së martës ka notuar në 800 metra stil i lirë me kohën 30’31”26. 11 rekorde në ditën e dytë të aktivitetit, dy prej të cilave janë për të rritur, janë treguesi i nivelit të lartë të kampionatit shqiptar që ka pasur një Tiranë absolute, e cila është trefish kampione e Shqipërisë për të rritur, të rinj dhe të reja. Po kështu është dalluar dhe Te Stela, e cila ka dalë kampione e Shqipërisë për të rritura, kurse Noel Borshi, Klavio Meçe dhe Nikol Merizaj janë ë të mirët e aktivitetit. Në fund presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, ka falënderuar gjyqtarinë për mbarëvajtjen e aktivitetit duke shpresuar se po kështu të bashkuar dhe korrekt në detyrën e tyre do të jenë dhe në vitin e ardhshëm.

22 rekorde kombëtare 
11 ka qenë numri i rekordeve të ditës së djeshme, të cilat e kanë çuar në 22 numrin e tyre në dy ditë garë të Kampionatit Kombëtar të të rriturve. Rekordet i ka hapur Arbër Tusha i Tiranës, i cili në 50 metra shpinë për moshën 13-14 vjeç ka fiksuar kohën 32”03. Ndërkohë në 200 metra stil i lirë për moshat 11-12 vjeç, Bianti Danaj ka fiksuar kohën e re 2’26”72. Më pas në 100 metra shpinë, gjithnjë për moshën 11-12 vjeç, Alesia Neziri e Tiranës ka fiksuar kohën 1’22”22. Duke vazhduar në të njëjtën garë, por tashmë për moshat 9-10 vjeç, Sonia Kapedani ka dhënë kohën e re rekord 1’27”69. Enion Çumani i Sarandës, për moshat 9-10 vjeç, është rekordmen në dy gara. Së pari në 50 metra bretkosë me kohën e re 43”78 dhe më pas në 200 metra bretkosë me kohën 3’54”03. Në 50 metra stil i lirë, përsëri Alesia Neziri me kohën rekord 31”47. Dhe në 200 metra stil i lirë për moshat 13-14 vjeç, Aleksandër Ngresi ka dhënë kohën 2’08”28. Tirana është rekordmene në dy stafeta, në 4×200 metra stil i lirë për të rinj me kohën 8’46”57, si dhe në 4×100 metra e përzier, teksa është dhe për të rritur, me kohën e re 4’27”72. Në fund ka ardhur dhe rekordi i të rriturave i Diana Bashos, në 1500 metra, që ka përmirësuar kohën e Rovena Markut, ndërsa rezultati i ri është 20’14”62.

DESHIRONI T'I BASHKOHENI FEDERATES?

FEDERATA E NOTIT

Ne jemi struktura më e lartë e organizimit të klubeve të
notit në Shqipëri.

REGJISTROHU TANI

Informohuni me lajmet tona me te fundit